33 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Policia: Ishin 5 mijë protestues

Policia e Kosovës ka deklaruar se protesta e thirrur sot nga AAK dhe Nisma ka përfunduar e qetë dhe se në të kanë marrë pjesë 5.000 protestues.

“Me qëllim të informimit të opinionit publik lidhur me protestën e lajmëruar nga këshilli organizativ i protestës ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, e cila është mbajtur sot (14.05.2016) në orën 14:00 në Prishtinë, Policia e Kosovës me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, duke hartuar planin operativ për menaxhimin e protestës, i cili ka pasur për qëllim mbajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas protestës”, thuhet në komunikatën e PK-së.

“Policia e Kosovës (PK) si institucion i zbatimit të ligjit ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe planit të hartuar, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, për mbarëvajtjen e protestës si dhe krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të të gjithë qytetarëve”.

“Institucioni i PK-se e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.

“Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 5.000 protestues, pas fjalimeve të disa personaliteteve, rreth orës 15:05 minuta e njëjta ka përfunduar e qetë dhe pa incidente”.

“Policia e Kosovës çdo herë do të jetë profesionale, në respektimin dhe zbatimin e ligjit duke respektuar të drejtat e qytetarëve, si dhe duke treguar sjellje profesionale gjatë realizimit të detyrave policore”. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Fiton Hajdari largohet nga Liria

Liria e Prizrenit ka ndarë rrugët me futbollistin Fiton Hajdari, duke i shprehur mirënjohjen për kontributin e dhënë gjatë kohës së tij në klub,...

Lajmet e Fundit