10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Policia: Jemi të popullit

Policia e Kosovës reagon ndaj deklarimeve të sotme të Visar Imerit nga subjekti “Vetëvendosje”, ku thuhet “Policia e Mustafës fshehurazi po i arreston aktivistët tanë” dhe me qëllim të sqarimit të opinionit publik ri-konfirmon se Policia e Republikës së Kosovës është Polici e popullit të Kosovës nga edhe burojnë bijtë dhe bijat më të spikatura.

Njëkohësisht, Policia e Kosovës sqaron opinionin e gjerë se detyrat dhe autorizimet policore janë të përcaktuara me ligjin e Policisë dhe Kushtetutën, prandaj çdo veprim i yni realizohet në pajtim me procedurat dhe rregullat e parapara ligjore, duke përfshirë edhe urdhëresat e organeve kompetente të drejtësisë.

“Prandaj, deklarimet e Visar Imerit ku thotë: “Policia gjatë natës, fshehurazi hyri nëpër shtëpi për të arrestuar aktivistë” janë nxitëse dhe qëllimkëqija për të krijuar përshtypje të vrazhdë ndaj organeve të rendit, e në veçanti pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët me përkushtim që nga themelimi i PK-së janë angazhuar në mbrojtje të qytetarëve, pronës publike dhe shtetërore si dhe funksionalizimin e shtetit”, thuhet në reagim.

“Edhe në të kaluarën Policia e Kosovës ka pasur sfida të ndryshme por duke pas parasysh që çdoherë është udhëhequr nga parimi i paanshmërisë dhe profesionalizmit dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve ka arrit që t’i tejkaloj dhe të cilësohet ndër institucionet me besueshmërinë më të lart në vend dhe më gjerë”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Prizreni do të ketë fusha moderne tenisi, punimet në fazën përfundimtare

Fushat e reja të tenisit në Prizren po marrin formë, ndërsa punimet në Qendrën Sportive të qytetit kanë hyrë tashmë në fazën përfundimtare të...

Kapet gjysmë kilogrami kokainë në Vërmicë (FOTO)

Një rast i posedimit të paautorizuar i substancave narkotike është zbuluar mbrëmjen e së enjtes në pikëkalimin kufitar të Vërmicës. Siç njofton Dogana e Kosovës,...

Lajmet e Fundit