15.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Policia ka rënë në gjurmët e njeriut më të kërkuar në Shqipëri?

Në orët e para të mëngjesit Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion blic, për gjetjen e Vladimir Gjutës, person i shpallur në kërkim për vendosjen e eksplozivit tek farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për momentin Gjuta dhe nipi i tij, Baftjar Bruka, janë dy nga njerëzit më të kërkuar nga Shqipëria.

Policia kreu një kontroll të himtësishëm në vilën “Gjuta”, në Rrugën e Elbasanit, në pronësi të Vladimir Gjutës.

Vladimir Gjuta vlerësohet si drejtuesi kryesor i një grupi që ndërtonte bomba me eksploziv dhe është shpallur në kërkim që prej muajit shkurt të këtij viti.

Kontrollet e imtësishme u kryen nga forcat e Drejtorisë së policisë së Tiranës, forcat “Shqiponja” si dhe njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga informacionet rezulton se personi i shpallur në kërkim nuk ndodhej në objektin e tij gjatë kontrollit, duke rezultuar ende person në kërkim.

Ndërkohë para pak ditësh, mediat italiane raportuan se Bruka mund të jetë pjesë e një grupi xhihadist, që po organizon sulme terroriste në Itali.

Bruka thuhet se ka aftësi të mira në fushën e eksplozivëve.

Mendohet se Bruka operon në zonën e Firences.

Më Shumë

Një muaj paraburgim për shoferen e cila dyshohet për vdekjen e dy personave në Shirokë të Suharekës

Gjykata Themelore në Prizren e ka aprovuar kërkesën për një muaj paraburgim ndaj shoferes e cila është e dyshuar për vdekjen e dy persona...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit