7.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Policia konfiskon armë dhe municion në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar një pistoletë me gas e llojit Ekol me një karikatorë dhe dy copë fishekë të kalibrit 9 mm në fshatin Gjonaj të Prizrenit.

“Raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas e llojit Ekol me një karikatorë dhe dy copë fishekë të kalibrit 9 mm. I dyshuari është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, njofton PK, raporton PrizrenPress.

Gjithashtu, Policia njofton se ka identifikuar personin, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri me datë 27.04.2016-22:00, në qytetin e Prizrenit. Sipas Policisë, te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 7 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka triumfon në Prizren

Suhareka arriti një fitore të rëndësishme 4–2 ndaj Prizrenit, duke marrë tri pikë të vlefshme në luftën për mbijetesë, raporton PrizrenPress. Pjesa e parë përfundoi...

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit