Policia konfiskon më shumë se 22 mijë euro kesh në Prizren

Policia në Prizren ka arrestuar katër persona të dyshuar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një shumë e konsiderueshme parash, shkruan PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 10 mijë e 700 euro dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve janë sekuestruar përkohësisht edhe 11 mijë e 500 euro para të gatshme, një shkop bejsbolli dhe katër telefona.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Spitali i Prizrenit diskuton prioritetet për avancimin e shërbimeve shëndetësore

Në Spitalin Rajonal “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Profesional, ku fokusi kryesor ishte ngritja e cilësisë...

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Lajmet e Fundit