Policia ndërpret një aheng në Tupec të Prizrenit, iniciohet rast ndaj organizatorit

Një personi i cili dyshohet se ka organizuar aheng familjar në fshatin Tupec të Prizrenit, i është inicuar rasti në Polici, raporton PrizrenPress.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë, i dyshuari dje ka grumbulluar njerëz duke shkelur masat e vendosura nga Qeveria.

“Fsh. Tupec, Prizren 13.08.2020 – 20:22. Ndaj të dyshuarit mashkull kosovar është iniciuar rasti si më latë pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e lëshuar nga Qeveria duke organizuar aheng familjare dhe grumbullim njerëzish. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Ahengjet janë ndaluar me vendim të Qeverisë për shkak të numrit të madh të të infektuarve dhe të vdekurve nga COVID-19./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Rahoveci apo Kastrioti do ta bëjnë hapin e radhës drejt titullit?

Kastrioti e Rahoveci e luajnë të mërkurën mbrëma ndeshjen e tretë të serisë finale të pley-off-it në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë...

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Lajmet e Fundit