12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Policia: Në kufi, dyzet e dy personave ju është refuzuar hyrja

Policia e Kosovës nëpërmjet një njoftimi për media ka mohuar akuzat e Lëvizjes Vetëvendosje se Policia intervenoi dhunshëm ndaj protestuesve që po vinin nga Shqipëria.

Policia thotë se bazuar në procedurat ligjore kufitare, 42 personave ju është refuzuar hyrja.

“Në pikën kufitare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë, bazuar në procedurat ligjore kufitare, një numri prej dyzet e dy (42) personave ju është refuzuar hyrja”, thuhet në saqrimin e PK-së, transmeton PrizrenPress.

Sqarimi i plotë i Policisë:

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik lidhur me shkrimet dhe deklarimet e publikuara sot (09.01.2016) në media dhe portale, se kinse Policia e Kosovës po i ndalon dhe pengon protestuesit që në mënyrë të organizuar me autobus të vijnë nga rajonet e ndryshme në Prishtinë, ky deklarim nuk është i vërtet dhe nuk qëndron.

Po ashtu edhe deklarimi në media se kinse Policia e Kosovës ka rrahur dhe maltretuar protestues të ndryshëm duke përfshirë ata nga Shqipëria, nuk qëndron dhe nuk është aspak i vërtetë.

Ashtu siç e kemi bërë të ditur Policia e Kosovës (PK) me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme duke hartuar planin operativ, për tu kujdesur për sigurinë e përgjithshme në Republikën e Kosovës, mbajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatueshmerinë e ligjit, si dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme policore ndaj veprimeve të mundshme kundërligjore dhe luftimi i të gjitha dukurive negative që mund të shkaktojnë jostabilitet.

Andaj referuar planit policor si dhe përgjegjësive ligjore që kemi, PK-ja është duke ndërmarr veprimet e saja konform autorizimeve ligjore duke përfshirë edhe kontrollin në komunikacionin rrugor, por në asnjë rast të vetëm nuk ka ndaluar dhe penguar qarkullimin e asnjë autobusi në asnjë rajon.

Ndërsa në pikën kufitare që lidhë Republikën e Kosovës me atë të Shqipërisë, bazuar në procedurat ligjore kufitare, një numri prej dyzet e dy (42) personave ju është refuzuar hyrja.

Policia e Kosovës e ri-thekson se njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë në tubime publike, protesta e manifestime publike në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Policia e Kosovës siguron opinionin e gjerë se do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit, garantimin e rendit dhe qetësisë publike, lëvizjen e lirë dhe mbarëvajtjen e qetë dhe pa incidente të kësaj proteste, i cili edhe është prioritet i yni.

Me respekt,
Zyra për Informim e PK-së

Më Shumë

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

“Shaqa bie viktim e pazargjinjëve të PDK-së e LDK-së”, Berisha: Do t’i kushtojë me 9 nëntor

Zafir Berisha, ka komentuar qëndrimet e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë emisionit Adresa  Ai e ka cilësuar Totajn si të papjekur politikisht, duke...

Lajmet e Fundit