11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Politizimi i Universitetit mban peng reformimin e zgjedhjeve

Zgjedhjet në Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nuk pritet të jenë të reformuara. Ligji i ri për arsimin e lartë nuk ka kaluar në Kuvend ende për miratim.

Zgjedhjet paralajmërohet të mbahen sipas së “vjetrës”, ku edhe politika do të jetë prezent me preferencat e saj. Në këtë Universitet, sipas ekspertëve të arsimit, aktivistëve, ish-përfaqësuesve të organizatave të studentëve, politika ka përfshirë të gjitha strukturat menaxhuese dhe shumicën e profesorëve, saqë zgjedhjet nuk mund të organizohen të papolitizuara.

Të enjten rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, ka bërë apel për zgjedhje të rregullta dhe transparente. Zejnullahu në letrën e tij ka thënë se zgjedhjet janë një mundësi për t’i ndryshuar gjërat me të cilat jemi të pakënaqur, por edhe për t’i korrigjuar ato me të cilat nuk jemi krejtësisht të kënaqur.

“Procesi zgjedhor në Universitetin e Prishtinës tashmë ka filluar dhe do të vazhdojë javëve në vijim. Uroj të kemi një proces të ndershëm dhe transparent, i bindur se të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për peshën e votës së secilit dhe vendimeve që do të merren mbi bazën e votës”, ka thënë ai duke ua kujtuar udhëheqësve të njësive akademike dhe përfaqësuesve të studentëve se kanë një përgjegjësi të shumëfishtë.

Rektori ka bërë të ditur se Universiteti ende është duke i vuajtur pasojat e ndërhyrjeve shumëvjeçare, si nga këndi i interesave politike, ashtu edhe atyre grupore dhe klanore/Zeri

Më Shumë

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Në Trepçë nuk ndriçon Ylli

Trepça ka shënuar fitore ndaj Yllit në ndeshjen e tretë finale me shifrat 85-78. Çerekun e parë e dominoi Ylli me shifrat 21-11, teksa në...

Lajmet e Fundit