9.7 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Spiunët po vdesin…

Shkruan: Hajdar Mallaku

Spiunët po vdesin, është kohë “e keqe”
S’do të bëjmë vajtim për turi e feçke,
Veç pështymje,mallkim e rrahje teneqe
Fal Zotit që shkuan në atë botë kryeneçe.

Spiunët po vdesin, është kohë “e keqe”
Jetuan nën hije,ecën në hendeqe,
“Sa po e varfërojnë sorollopin me peçe”
S’ka asht të lëpihet,s’ka lepe dhe peçe.

Jetuan të uritur për fjalën e vjedhur
Brenda së cilës një fat binte kredhur;
Jeta u shkoi rrugëve prore duke bredhur
Vesh e hundë e sy gërdhajë mendjetredhur.

Në varr I përcjellim thuaja me përtesë;
“Shkofshi dhe mos ardhshi as dhe në kujtesë!”
Kujtimi për ju mallkuar të vdesë,
Për shpirtra pa faj qetë vetëm ngarkesë.

Të tretën te koka epitaf një m..
Ta gjen jote shoqe si shpërblim të butë.
Thotë:Ti s’ke qenë e keqja e kujt,
Për inat ta bënë për të më dalë hujit”.

Kur jetuan spiunët koha kishte erë
Si kërma zgjebosur hedhur në pikë verë,
Si gogë u shpërblyen,gojën dhe përherë,
Erë kohës I shtinë,trup për t’u përmjerrë.

Prift e hoxhë që flitni përditë me atë botë
Kur t’u vijnë spiunët,të punojnë me botë,
Të mbarojmë çerepë,të mos sillen kot,
S’u lënë ju rehat dhe për një karotë.

Më Shumë

Ylli apo Peja? Sonte në Suharekë vendoset gjysmëfinalisti

Golden Eagle Ylli dhe Peja përballen sonte në ndeshjen e tretë vendimtare të çerekfinales së “Play-off”-it në ProCredit Superligë, ku do të përcaktohet skuadra...

Lepenci mposht Drinin e Bardhë me dy gola

Lepenci ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Drini i Bardhë me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 26-të të Ligës së...

Lajmet e Fundit