Portreti “i errët” i kryetarit të Kuvendit

Kadri veseli ,kryetar kuvendiKadri Veseli ka një të kaluar shumë të errët dhe të dyshimtë si drejtues i një organizate të inteligjencës, që i ka shërbyer Partisë Demokratike të Hashim Thaçit.

NATO-ja e ka përshkruar si drejtues të një organizate mafioze, kryetarin e ri të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, shkruan sot “Koha Ditore”.

Organizatën e tij të quajtur Shërbimi Informativ i Kosovës (SHIK), Inteligjenca e NATO-s në Kosovë e ka implikuar në vrasje, shantazhe, sulme, kontrabandë të drogës, naftës dhe në eliminime të kundërshtarëve politikë – anëtarë të LDK-së.

Por, Veseli prej të hënës është njëri prej drejtuesve më të lartë të shtetit të Kosovës. Këtë ia ka mundësuar koalicioni i nënshkruar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, drejtues të së cilës, sipas raporteve të ndërkombëtarëve, kanë qenë cak i vrasjeve.

Më Shumë

Sot Liria dhe Dinamo përballen në sfidën e barazhit

Sot zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë, duel që do të përcaktojë skuadrën finaliste për një vend në Superligën e Kosovës për...

‘As të gjallë, as të vdekur’ –Ja ku u mbajt për gjysmë shekulli trupi i Azem Galicës që serbët të mos e gjenin kurrë

Në ditët e fundit të korrikut të vitit 1924, Azem Galica, u plagos rëndë gjatë betejës kundër ushtrisë jugosllave që kishte rrethuar Drenicën me...

Lajmet e Fundit