11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Poshtërimi i Mirushës

Një oazë midis Klinës e Malishevës, e mbrojtur nga natyra, e sulmuar nga njeriu, bën thirrje për ndihmë. Ujëvarat që struken midis shkëmbinjve e gjelbërimit nuk krenohen siç kanë ditur dikur. Edhe pse mbrohen me ligj qe katër dekada si Park Regjional i Natyrës, më 1982 e më 2012 shpallen Monument i Natyrës, Ujëvarave të Mirushës sot u vidhet uji, u derdhet kanalizimi e u hidhet bërllok.

Rruga që të çon andej, nga Klina deri në një pikë është e asfaltuar. Shkon duke iu afruar e duke hyrë në natyrë dhe vetura nis të ngrejë pluhur pas. Pret ta ndiesh freskinë që do të duhej ta sillte uji i 16 liqeneve të mëdha e të vogla që bie në disa nivele teposhtë, por ajo nuk vjen. Ecën këmbë disa dhjetëra metra nëpër grykën me lumë të shterur dhe mbërrin në cak. Ujëvarat e famshme të Kosovës nuk dëgjohen. Nuk i japin freski ditës me diell. Afrohesh te liqeni i parë, e sheh dhe të vjen keq në çka është shndërruar një muaj pa i lëvizur uji. Kundërmon. Ngjyrë e gjelbër në të kafe. Shtresa shkume e lëmashku duke lundruar në sipërfaqe. Peshq të ngordhur aty-këtu. Babushka i thoshin llojit të peshkut që nuk po mund t’i mbijetojë realitetit të ri. Kishte pasur periudha gjatë tre vjetëve të fundit që njerëzit me rrjeta i kishin mbledhur nga sipërfaqja viktimat peshq, përmes të cilëve Mirusha po përpiqej të çonte sinjal.

Në këtë pikë fillon ta ndiesh një fund. Të jetës. Të natyrës. Të bukurisë. Të dëshirës. Vendi ku dikur uji fliste, tash është i qetë. Sheh disa njerëz që bëjnë muhabet me ton të ulët. Të duket sikur je në varrim. Të përshkon dhimbja e humbjes.

Diga e Malishevës

“Deri para dy dekadave ky ujë ka qenë shumë i rrjedhshëm, shumë i pastër, ka pasur shumë peshq… Sot është në gjendje të mjerueshme. Është shumë vështirë për ata njerëz që e kanë njoftë para dy dekadave të shkojnë, të ulen, të pushojnë e ta shijojnë. Është degraduar krejtësisht”, thotë Rasim Selimi, banor i fshatit Llapçevë të Malishevës. Fytyra e tij plot keqardhje e zëri paksa i ngritur tregojnë për rënien e sasisë së ujit si një problem dhe ndotjen e tij si problem tjetër./KOHA Ditore/

Më Shumë

Përurohen kabinetet e shkencave të gjimnazit “Gjon Buzuku” dhe shkollës fillore “Motrat Qiriazi” në Prizren

Sot, u përuruan kabinetet e shkencave (Fizikë, Kimi, Biologji dhe Gjeografi) në SHFMU “Motrat Qiriazi” dhe gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren, një bashkëfinancim mes...

Aksion simbolik në Prizren: Mbillen 30 fidanë në shenjë të Ditës së Tokës

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren, ka organizuar sot një aksion simbolik për mbjelljen e 30 fidanëve për shënimin e Ditës së Tokës dhe...

Lajmet e Fundit