Në Gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit ku është e vendosur një qendër votimi ka posterë zgjedhorë të shumë subjekteve politike.
Kjo qendër është hapur në Gjimnazin “Gjon Buzuku”.
Postërët e vendosur janë të Koalicionit PAN, Vakat, por edhe të Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP).
Sipas ligjit, posterët nuk duhet të jenë më afër se 100 metra nga perimetri i derës së qendrës së votimit.
Zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen sot, u caktuan pasi Kuvendi i Kosovës me një mocion mosbesimi rrëzoi qeverinë më 10 maj.
Të drejtë vote në zgjedhjet e 11 qershorit kanë 1 milion e 872 mijë e 941 votues në 889 qendra votimi.
Votues që kanë të drejtë vote për herë të parë janë 118 mijë e 448 persona, ndërsa nga listat janë larguar 33 mijë e 542 persona të vdekur.
Zgjedhjet do të monitorohen nga 30 mijë vëzhgues, 100 nga ta të BE-së./kallxo.com/

