20 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Pozita e opozita akuzojnë njëra-tjetrën për tërheqjen e 5.5 milionë eurove nga buxheti i Prizrenit

Të premten, Kuvendi i Prizrenit ka mbajtur edhe një seancë të jashtëzakonshme, të inicuar nga grupi i kuvendarëve të LDK-së me një pikë të të rendit të ditës, sqarim rreth tërheqjes së një shume të konsiderueshme të mjeteve financiare prej buxhetit të komunës së Prizrenit nga ministria e Financave.

Në emër të inicuesit të kësaj seance të jashtëzakonshme, shefi i GK të LDK-së, Haziz Hodaj, tha se një e tillë është ka rrjedhur pas deklaratës së kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, për tërheqjen e 5. 5 milionë eurove nga buxheti komunal, duke fajësuar për një gjë të tillë opozitën, për shkak të mosmiratimit të buxhetit. Ai për këtë kërkoi sqarim nga kryetari Haskuka, pasi sipas Hodajt ai është përgjegjësi kryesor rreth buxhetit.

Akuza nga më të ndryshmet për paaftësi dhe keqmenaxhim me komunën në adresë të Mytaher Haskuka, drejtuan edhe shefat e GK të PDK-së, AAK-së dhe Nisma-s Socialdemokrate.

Në anën tjetër, kuvendari i LVV-së Muharrem Elezkurtaj, fajësoi opozitën për çështjen e tërheqjes së 5.5 milionë eurove nga buxheti i komunës, për shkak të mosmiratimit të këtij buxheti.

Ndërkaq, drejtoresha për Financa dhe Ekonomi, Leonora Qerreti, tha se ministria e Financave nuk e ka tërhequr përfundimisht shumën prej 5.5 milionë eurove, por se e ka zhvendosur atë në fondin rezervë të komunës, ndërsa në rast të votimit të buxhetit për vitin 2021 në një nga seancat e ardhshme, ato mjete i kthehen buxhetit komunal, theksoi ajo.

Ndryshe, në këtë seancë debatuan edhe kuvendarë të tjerë, ndërsa në sallë fare nuk është paraqitur kryetari, Mytaher Haskuka. Ndryshe, mosmiratimi i buxhetit komunal të Prizrenit me kohë, ka bërë që ministria e Financave t’i tërheqë 5.5 milionë euro, duke ua pamundësuar qytetarëve prizrenas investimet në projekte shumë të nevojshme jetike. Ditë më parë për këtë çështje, kryetari Haskuka fajësoi opozitën, e cila për sot kishte inicuar këtë seancë të jashtëzakonshme, për të sqaruar çështjen në fjalë./TV Prizreni/

Më Shumë

Rahoveci finalizon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale

Komuna e Rahovecit po finalizon punimet në projektin e financuar nga Bashkimi Evropian, “Be Clean, Be Green”, për ndërtimin dhe instalimin e sistemeve bio-septike...

Gjendet i vdekur një burrë në Dragash

Një burrë është gjetur pa shenja jete të shtunën në banesën e tij. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Dragash dhe...

Lajmet e Fundit