Pranga 54-vjeçarit, plagosi me thikë bashkëshorten

Policia-shqiperiNjë person është ndaluar nga policia e Pukës në Shqipëri, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.

Sipas burimeve të policisë Prend Marku 54 vjeç, i dënuar edhe më parë është ndaluar ditën e djeshme 12 korrik.

54-vjeçari ka plagosur me thikë bashkëshorten Gjela Marku 47 vjeç pas një konflikti në familje për motive xhelozie.

Gruaja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Pukë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Më Shumë

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Abdixhiku e Osmani kalojnë paraditen në Prizren, takojnë qindra qytetarë

Kandidati për kryeministër i LDK-së dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë kaluar paraditen e kësaj të shtune në qytetin e Prizrenit. Abdixhiku e Osmani...

Lajmet e Fundit