11 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Premtimet e kandidatëve të Nismës në Prizren për shoqatat e luftës

Kandidatët për deputetë të Nismës Socialdemokrate në Prizren, kanë vizituar Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe në Shoqatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Ata falënderuan përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta për pritjen.

https://www.facebook.com/ZafirBerisha7/videos/382435439359952/

“NISMA Socialdemokrate dhe deputetët e saj do të jenë vazhdimisht në përkrahje të interesave të qytetarëve të Kosovës pa dallim, e në veçanti do të jenë zë i fuqishëm i vlerave të UÇK-së, njehërit do të angazhohemi fuqishëm për t’i mënjanuar manipuluesit me lista të veteranëve, të bindur se këtë nuk munden ta bëjnë ata që i kanë fryrë listat e veteranëve”, premtuan ata.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta i uruan suksese ekipit të Nismës në zgjedhjet e 6 tetorit, duke shpresuar që edhe në legjislaturën e ardhshme deputetët e Nismës të jenë në përkrahje të shoqatave të dala nga lufta, sikur kanë qenë edhe më herët.

Më Shumë

Final 4 i Ligës Unike të femrave në Prizren

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Final 4 i Ligës Unike Femrat të mbahet në qytetin e Prizrenit, me...

Bashkimi kërkon fitore sonte në Rahovec 

Xhiroja e 23-të në elitën e basketbollit kosovar do të përmbyllet sonte me përballjen mes Rahovecit 029 dhe Bashkimit, që zhvillohet nga ora 19:30,...

Lajmet e Fundit