Hasi i ka dhënë një mbështetje të fuqishme Fillimit të Ri.
Kandidati për deputet nga Hasi, Nezir Çoçaj, ndërkaq, ka shpalosur programin e Fillimit të Ri.
Ai, ka premtuar se do të vazhdojë të mbetët zëri i Hasit dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, në Kuvendin e Kosovës.
“Nxitja e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm do të jetë bosht i zhvillimit ekonomik për stimulimin dhe dinamizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Republikën e Kosovës, e me theks të vaçant ato në rajonin e Hasit e të Prizrenit, krijimi dhe dinamizimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, do të përkrahet në dy aspekte: në krijimin e aftësive ndërmarrëse, si dhe përkrahjen për të mundësuar çasje në kapital”, ka theksuar kandidati për deputet i kësaj ane Çoçaj.
“Programi Fillimi i Ri synon që të hartoj dhe të zbatoj një listë dhe një plan për nxitjen dhe zbatimin e qindra projekteve investive në mbarë Republikën e vendit tonë, duke i mundësuar invesitorëve të huaj me anë të partneritetit publiko-privat”.
“Rajoni i Hasit ka ndryshuar me ardhjen në pushtet të PDK-së, është përmirësuar dukshëm infrastruktura rrugore, duke instaluar rrjetin e kanalizimit si dhe të ujësjellësit, janë ndërtuar shkolla, ambulanca e shumë projekte tjera, të cilat e kanë përmirësuar dukshëm cilësinë e jetës për banorët e mbarë rajonit të Prizrenit e me theks të vaçant atij të Hasit”.
“Hasi ka qenë për dekada porta e lirisë dhe e mbështetjes së luftës për çlirimin e vendit, andaj vota për Partinë Demokratike të Kosovës do jetë votë për të zhvilluar edhe më tej shtetin e Republikës së Kosovës”.
Para qindra qytetarëve hasjan të mbledhur në Shtëpinë e Kulturës në fshatin Gjonaj, kandidatët për deputetë nga radhët e PDK-së, nga komuna e Prizrenit të prirë nga Nezir Çoçaj, Nait Hasani, Nijazi Kryeziu, Luljeta Veselej-Gutaj, të cilët u shoqëruan edhe nga zv.kyetari i PDK-së, njhëherit Ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe Minitrja Edita Tahiri, si dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, prof.dr.Ramadan Muja, shpalosën pjesë programore të Fillimit të Ri para qytetarëve të kësaj ane.
“Fitoret e Partisë Demokratike të Kosovës çdo herë kanë nisur në Has. Me mbështetjen që morëm sot në vendlindjen e Nezir Çoçajt, në Gjonaj, padyshim që fitorja e madhe do të ndodhë sërish me 11 qershor. Hasi me vite ka qenë prijës dhe përcaktues i shumë zhvillimeve historike për Kosovën. Hasi është PDK. Është vetë Fillimi i Ri”, ka shkruar Enver Hoxhaj në Facebook/PrizrenPress.com/