2.8 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Premtimet e Zafirit për lagjen “Dardania”, “11Marsi” dhe “2 Korriku”

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, në kuadër të fushatës zgjedhore, është takuar me banorët e lagjes “Dardania”, 11Marsi” dhe “2 Korriku”.

Ai, në këto lagje ka garantuar përkrahje në përmisiomin e jetës të të gjithë qytetarëve të Prizrenit.

“Jam mirë i informuar për problemet me të cilat është ballafaquar kjo lagje me vitet të tëra dhe sigurisht se tani bandat e parapolitikes në fushata zgjedhore praktikojnë shtrimin e rrugëve dhe trotuareve në lagjen tuaj në këmbim të votës”, tha Berisha.

“Kjo po ndodh në lagje të ndryshme të Prizrenit, andaj kërkoj nga ju që mos bini pre e këtyre veprimeve për të trafikuar votën tuaj, sepse pas 22 tetorit do të jemi ne në qeverisje dhe ju garantoj se, rregullimin e infrastrukturës së tërësishëm në çdo lagje dhe fshat, e veçanërisht në lagjen “11Marsi” dhe “2Korriku”, që aq shumë është zgjeruar”.

“Ky është dallimi ndërmjet nesh dhe atyre që deri më tani kanë abuzuar me qytetarin dhe djersen e tij dhe po të njëjtit tentojnë përsëri që përmes riciklimit të krimit të organizuar, të vazhdojnë vjedhjen, korrupsionin si deri më tani”.

“ Poashtu kur mungon siguria si element themelor për njeriun, aty kemi veç nëpërkëmbje dhe përbuzje për qytetarin. Tani kemi raste të përditshme të vjedhjeve nëpër shtëpi nga hajnat, duke tmerruar familjet tona. Si mund të jetë më keq se kur mungon siguria individuale dhe kur nëpërkëmbet dinjiteti njerzor?”

“Këtë e kemi dhuratë nga kjo qeverisje, prandaj qytetarët e Prizrenit tani më janë të vetëdijshëm se ndryshimi duhet të ndodhë, e ky ndryshim vjen vetëm me një kryetar që ka guximin për të marr vendime dhe me një koncept qeverisës ndryshe siç është NISMA socialdemokrate dhe ekipi i saj”.

 

Më Shumë

Kamioni ndot asfaltin, kompania gjobitet me 1000 euro në Prizren

Pas ankesave të qytetarëve për ndotjen e asfaltit në rrugën “Besim Shala” nga kamionët e angazhuar në punime ndërtimore, patrulla e Stacionit Policor Prizren...

Muharremaj krijon parkingje për mërgimtarët në Suharekë, në dispozicion edhe oborri i Komunës

Në kuadër të ardhjes së mërgimtarëve gjatë festave të fundvitit, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka marrë vendim për krijimin e hapësirave...

Lajmet e Fundit