Barça pas dyshes gjermane

Barcelona është duke shprehur interesim për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Jualin Brandt dhe atë të Schalkes, Max Meyer si transferime të mundshme për afatin kalimtar të janarit, raporton “Sport”.

Klubi katalunas është duke kërkuar për alternativa të tjera në vend të mesfushorit të Liverpoolit, Philippe Coutinho, për të cilin ishin interesuar gjatë verës, por klubi anglez kishte refuzuar shitjen e tij, transmeton zeri.info

Dy pjesëtarë të stafit të Barcelonës, Robert Fernandez dhe Urbano Ortega shikuan ndeshjen mes Bayer Leverkusenit dhe Wolfsburgut të dielën për të vëzhguar reprezentuesin gjerman, Brandt.

Përveç tij, klubi spanjoll është duke kërkuar edhe 22-vjeçarin, Meyer, i cili ka kontratë me Schalken deri në qershor të vitit 2018.

Më Shumë

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

Një veturë përfshihet nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren

Një veturë është përfshirë nga flakët në autostradën Prishtinë-Prizren. Sipas pamjeve të siguruara nga KlanKosova në vendngjarje shihet ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit