Presidenca hamend Thaçin

Lideri i PDK-së nuk po shprehet i sigurt se do të zgjidhet president i Republikës së Kosovës. Ai po i frikësohet humbjes së fuqisë politike në PDK, përderisa analistët thonë se kandidatura e tij rrezikohet edhe nga Gjykata Speciale.

Hashim Thaçi, pavarësisht marrëveshjes së nënshkruar me Isa Mustafën për t’u zgjedhur president i Republikës së Kosovës në fillim të vitit 2016, nuk po shprehet i sigurt nëse do të ulet në “kolltukun” e të parit të shtetit, kryesisht për shkak të frikës së humbjes së fuqisë në PDK dhe degradimin e mundshëm që mund ta pësojë kjo e fundit me drejtimin e zëvendësit të tij, Kadri Veseli.

Megjithatë, analistët politikë thonë se Thaçi në debatet e fundit televizive nuk po shprehet i sigurt se do të zgjidhet president i Kosovës, kryesisht për shkak të frikës së një aktakuze të mundshme nga Gjykata Speciale, si dhe mosunitetin e gjithë deputetëve të LDK-së për ta përkrahur kandidaturën e tij. /Zëri/

Më Shumë

Hamza nga Prizreni: Më 7 qershor, të zgjedhim ndryshimin përballë krizës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për Kryeministër, Bedri Hamza, ka marrë pjesë sonte në Prizren në prezantimin e kandidatëve për deputetë...

VV bën homazhe për 27 martirët e Lagjes së Trimave në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka bërë homazhe përkujtimore në nder të 27 martirëve të Lagjes së Trimave, të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit