1.8 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Presidenti i Filipineve i kërcënon me burg ata që nuk vaksinohen

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, kërcënoi se do t’i burgosë njerëzit, që nuk pranojnë të vaksinohen kundër koronavirusit.

“Ju zgjidhni, vaksinohuni ose unë do t’ju burgos”, tha Duterte në një fjalim televiziv, pas raporteve për pjesëmarrje të ulët të njerëzve në disa qendra vaksinimi në kryeqytetin Manila.

Komentet e tij bien në kundërshtim me ato të zyrtarëve shëndetësorë, të cilët i kanë inkurajuar qytetarët që të vaksinohen, por kanë thënë se imunizimi është çështje vullneti.

Deri më 20 qershor, autoritetet e Filipineve kanë vaksinuar plotësisht rreth 2.1 milionë njerëz.

Qeveria e këtij vendi me 110 milionë banorë ka vënë si synim vaksinimin e 70 milionë njerëzve këtë vit.

Duterte, i cili është kritikuar për qasjen e tij të ashpër për frenimin e koronavirusit, po ashtu tha se i mbetet qëndrimit të tij të mëparshëm për moshapjen e shkollave.

Filipinet janë në mesin e vendeve më të goditura nga koronavirusi në Azi.

Ky vend ka regjistruar mbi 1.3 milion raste të të infektuarve dhe mbi 23,000 viktima./rel/

Më Shumë

Gjeraj merr sërish çmimin “Trajner i Dalluar”

Trajneri i Drinit të Bardhë, Robert Gjeraj, është nderuar për të dytin vit radhazi me çmimin “Trajner i Dalluar” nga Komuna e Prizrenit, duke...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme do të karakterizohet me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Pritet të ketë vranësira interval...

Lajmet e Fundit