6.1 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Presidenti nderon mjekët që humbën betejën me COVID-19

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka nderuar pesë mjekët të cilët humbën betejën me COVID-19 pasi paraprakisht ishin infektuar në krye të detyrës.

Kreu i shtetit shkroi se kujtimi për ta dhe çdo qytetar tjetër që ka ndërruar jetë si shkak i pandemisë do të jetë i përhershëm.

“Ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve, duke u kujdesur për lehtësimin e dhimbjeve dhe shërimin e tyre. Por, në përballje me COVID-19, humbën jetën. Mantelbardhët janë heronjtë e betejës kundër pandemisë. Kujtimi për Fadilin, Aliun, Sylejmanin, Lulzimin, Kujtimin dhe për çdo qytetar që humbi jetën në këtë betejë do të jetë i përjetshëm”, shkroi Thaçi.

Më Shumë

Rahoveci “trondit” Gjakovën, fitore gjigante për mbijetesë

Rahoveci 029 ka shënuar një fitore tejet të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Vëllaznimin me rezultat 63-67, në një duel dramatik që mund të rezultojë...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit