Presidentja në mes “dy zjarreve”

Jahjaga14-23Liderët politik të dyja taborëve nuk japin asnjë shenjë se do të lëvizin nga pozicionet e tyre të ngurta, pavarësisht faktit se situata në vend vetëm sa vije e komplikohet.

Kriza politike gjithnjë e më shumë po thellohet dhe në rast se presidentja, Atifete Jahjaga, vendos që ta dërgojë në Kushtetuese pikën 127 pas kërkesës së 17 deputetëve minoritarë, atëherë procesi do të prolongohet edhe për një kohë të gjatë, vlerësojnë analistët politikë, shkruan gazeta Zëri.

Pavarësisht kësaj, 17 deputetët minoritarë, të hënën, përmes një shkrese zyrtare i kanë kërkuar Atifete Jahjagës që të kërkojë nga Gjykata Kushtetuese sqarim në pikën 127 të aktgjykimit të saj të fundit, ku thuhet se deputetët e Kuvendit e kanë për detyrë të gjejnë mënyrë për ta zgjedhur kryetarin dhe kryesinë.

Më Shumë

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Lajmet e Fundit