Filmi “Piano” në tre festivale ndërkombëtare

Filmi PianoFilmi “Piano” me regji të Xhelal Halitit, producent Burim Haliti dhe Blerim Gjoci, prodhim i “ Eureka Film & Production” dhe “Prishtina Film”, gjatë muajit Tetor dhe Nëntor 2014 do të jetë pjesmarrës në tre Festivale Ndërkombëtare.

Gjatë tetorit ky film do të marrë pjesë në festivalet “West Nordic International Film Festival” në Norvegji, dhe “Ayvalik International Film Festival” në Turqi, kurse në nëntor do të marrë pjesë në festivalin “Tirana International Film Festival” në Shqipëri.

Është paralajmëruar se filmi i shkurtër “ Piano” në këto festivale do të shfaqet në konkurrencën zyrtare të filmit të shkurtër.

Në Festivalin në Turqi, Producenti nga Filmi “Piano” Burim Haliti, është i ftuar si anëtar i jurisë i cili do të bëjë vlerësimin e filmave të gjatë Fiction.

Më Shumë

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit