5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Prezantohen gjetjet nga ndryshimet klimatike dhe nevojat prioritare gjinore për Prizrenin

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, përmes projektit “Mbështetja për një Prizren të Qëndrueshëm – Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi dhe në partneritet me Qendrën e Rritjes së Gjelbër dhe Komunën e Prizrenit, organizojnë punëtori në të cilën do të prezantohen “Gjetjet nga Ndryshimet Klimatike dhe nevojat prioritare gjinore dhe prezentimi i Inventarit të Gazrave Serrë për Prizrenin”.

Qëllimi i punëtorisë është të paraqesë gjetjet nga studimi themelor mbi rreziqet e mundshme të ndryshimit të klimës në lidhje me gjininë dhe nevojat prioritare që duhet përfshirë në Planin Ndërhyrës Ndërsektorial Urban dhe të prezantojë Inventarin e parë urban të emetimeve të gazrave serrë të qytetit të Prizrenit.

Përfaqësues nga Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në Kosovë, Komuna e Prizrenit, OJQ Ec Ma Ndryshe, OSHC-të, Universiteti i Prizrenit dhe UNDP do të marrin pjesë në këtë aktivitet.

Projekti Inicimi i Veprimeve të Përshtatshme Lehtësuese Urbane në nivel Vendi financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA) dhe komuna e Prizrenit.

Ngjarja do të zhvillohet sot në Hotel Premium Park në Prizren me fillim nga ora 11:00.

 

Më Shumë

Sonte në Prizren luhet super derbi i basketbollit

Në palestrën e nxehtë ”Sezai Surroi”, Bashkimi i bën konakun Trepçës, njëherësh edhe vendi i dytë kundër vendit të parë. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Këto dy skuadra u përballën...

Liria në disiplinore për parregullsitë në ndeshje ndaj Vushtrrisë

Klubit të Lirisë i janë hapur disa procedura disiplinore të cilat shpejt pritet të marrin verdiktin përfundimtar nga Komisioni Disiplibor dhe i Etikës i...

Lajmet e Fundit