-0.3 C
Prizren
E diel, 29 Dhjetor, 2024

U prezantuan dy libra në italisht të Anton Nikë Berishës

antonNë qytetin e Katanxaros (Catanzaro) u promovuan dy libra të Anton Nikë Berishës: “Cascata di luce nel cuore” (Ujëvarë drite në zemër) dhe “Delle Rapsodie albanesi del 1866” (Mbi rapsoditë arbëreshe të vitit 1866), të dyja të botuara nga shtëpia botuese “Pellegrini” e Kozencës.
Promovimi u mbajt në Kuvendin e kapuçinëve të Katanxaros.

Për librat e përmendur folën prof. Cesare Mulè, prof. Francesco Graceffa, Maurizio Perrone dhe atë Carlo Fotino, drejtues i Kuvendit të kapuçinëve në Katanxaro.

Në fjalën e vet të hapjes prof. Mulè vuri në dukje punën e frytshme krijuese të Anton Nikë Berishës, i cili tash njëzet vjet punon në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe të Universitetit të Kalabrisë, ku tani është profesor i Letërsisë Shqipe. Në mënyrë të veçantë ai përmendi librat e Berishës kushtuar Nënës Tereze, midis të cilave edhe “Cascata di luce nel cuore”, për të cilën pastaj foli M. Perrone dhe lexoi disa pjesë nga libri.

Atë Carlo Fotino foli për vlerat e jashtëzakonshme të përshpirtshmërisë së Nënës Tereze, e cila është bërë objekt vështrim i veprave të shumta artistike, siç ndodh dhe me librin poetik të prof. Anton Nikë Berishës. Fryma e përshpiertshmërisë dhe e flijimit të saj për tjetrin bëhet edhe më e vlefshme në kohën tonë, kur bota ballafaqohet me ligësi e luftëra të ndryshme.
Prof. Graçefa ndriçoi disa nga vlerat e studimit “Delle Rapsodie albanesi del 1866” kushtuar rapsodive arbëreshe të botuara nga Jeronim De Rada më 1866. Ai foli dhe për arbëreshët në përgjithësi dhe për trashëgiminë e tyre të pasur dhe për ruajtjen shumëshekullorë të indentitetit të tyre kulturor, gjuhësor e fetar.

Në tubim u lexua dhe letra e imzot Vincenzo Bertolone, ipeshkëv i Katanxaros, i cili për arsye të detyrimeve baritore nuk pati mundësi të marrë pjesë në promovimin e librave të përmendura.

Në letrën e vet imzot Bertolone theksonte rëndësinë e veprimit të Nënës Tereze në Kalkutë të Indisë dhe në vende të tjera të botës, në mënyrë të veçantë përkushtimin e saj shpirtëror e fizik për të varfrit e më të varfërve si dhe besimin e saj të pamëdyshtë në Hyjin atë dhe në Birin e tij, Krishtin, ku ajo u mbështet për të përmbushur detyrën e saj të rëndësishme.
Duhet theksuar se për organizimin e këtij takimi meritën kryesore e ka atë Aldo Mercuri, autor i disa librave të rëndësishme dhe udhëheqës i bibliotekës shumë të pasur të kapuçinëve të Katanxaros.

Në fund Anton Nikë Berisha i falënderoj autorët që folën për veprat e tij, organizatorin dhe të pranishmit në tubim.

Më Shumë

Reshjet e borës në nivel vendi: Të gjitha rrugët janë të kalueshme

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, nga njoftuar Ministria e Mjedisit dhe Infrastrukturës në një komunikatë për media. Ndonëse reshje të mëdha të borës ka...

Po vijnë mërgimtarët

Sahit F.Osmani I kanë kaluar kufijtë e vendlindjes, rrugëve të spërdredhura, herë me agime të ndritura herë me muzgje të ngrysura. Me zemër- pasaportë të familjes duke kaluar kufijtë e...

Lajmet e Fundit