Prizren, 12 aktakuza kundër 12 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetekatër aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar tetëmbëdhjetë persona,si dhe janë bërë pesë kërkesa për caktimin e paraburgimit për njëmbëdhjetë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër personave, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë aktakuza kundër tetëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

E Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Edhe Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një person të dyshuar.

Kurse Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona, si dhe ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.

Ndërsa Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një person të dyshuar, si dhe, janë ngritur gjashtë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërkohë edhe Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tetë (8) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë personave, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Nuk arriti të bëhet deputete, Fahrije Hoti: Kur kombi kërkon, aty do të jem gjithmonë

Kandidatja e LDK-së për deputete, Fahrije Hoti, ka reaguar pasi nuk arriti të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 7...

Lajmet e Fundit