Tërheqja e 30% nga Trusti? – ky është vendimi i fundit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot e ka dërguar për mendim projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, përkatësisht peticionin e organizuar për tërheqjen e 30% të mjeteve nga TRUST-i, shkruan Insajderi.

Përveç kësaj është dërguar për mendim në qeveri edhe projektligji për Pensionet e Zyrtarëve të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektorati Policor me autorizime policore.

Kryesia e Kuvendit mbajti mbledhjen e radhës

Nën drejtimin e kryetarit Glauk Konjufca, Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbajti sot mbledhjen e radhës.

Kryesia procedoi për mendim në qeveri Projektligjin për Pensionet e Zyrtarëve Policor të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore, si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin nr. 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116”.

Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga TRUST-i nuk pati kaluar në Kuvendin e Kosovës, pas inicimit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në muajin korrik, organizatorët e peticionit për lejimin e tërheqjes së 30% të mjeteve të Trustit dorëzuan në Kuvendin e Kosovës nënshkrimet e mbledhura në të gjitha komunat e Kosovës përmes së cilave kërkonin t’i bindin ligjvënësit që t’ju plotësohet kjo kërkesë./GazetaInsajderi

Më Shumë

Parajsa në ty

Ilir Muharremi Shpirti im gjen qetësi dhe prehje në përqafimin e ngrohtë të saj, një përqafim plot vullnet, afërsi dhe zjarr të brendshëm. Të dy...

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Lajmet e Fundit