16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Prizren, 12 aktakuza kundër 12 personave

Prokurori i Shtetit ju njofton se nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzeteshtatë (47) aktakuza, kundër pesëdhjetepesë (55) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar nëntë (9) persona të dyshuar.

Gjithashtu, janë paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave të dyshuar, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të mbi pesë (5) kilogram të lëndës narkotike heroinë, për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza, kundër dymbëdhjetë (12) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër dy (2) personave dhe ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim. Po ashtu, kjo prokurori, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Më Shumë

Lajmet e Fundit