31.7 C
Prizren
E mërkurë, 23 Korrik, 2025

Prizren: 2 vjet burgim e 2 mijë euro dënim për një person që kreu vepër penale

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda ka bërë shpalljen e aktgjykimit ndaj të akuzuarve me iniciale B.P. P.P dhe J.P nga Prizreni, për shkak të veprës penale detyrimi në tentativë nga neni 340 par.2 lidhur me nenin 28 të KP.

I akuzuari me iniciale B.P. nga Prizreni, për shkak të veprës penale të detyrimit në tentativë, i shqiptohet dënimi me gjobë në shumën prej 2,000 euro, si dhe dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 2 viteve, në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak prej datës 23.03.2015 e deri me datën 03.09.2015.

Konform nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP të akuzuarit me iniciale, P.P dhe J.P., Lirohen nga akuza pasi që nuk është provuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Më Shumë

Rahoveci forcohet në të gjitha repartet, prezanton tre blerjet e reja

KF Rahoveci ka vazhduar përgatitjet për sezonin 2025/26 me një seri përforcimesh të rëndësishme, duke zyrtarizuar sot transferimet e tre lojtarëve të rinj që...

Grapelandi përforcohet me qendrën amerikane Philbert Weekes

Grapelandi ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit të ri për sezonin e ardhshëm, qendrës amerikane Philbert Weekes. Klubi ka bërë të ditur përmes një njoftimi se...

Lajmet e Fundit