14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

100 ditë

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, para medieve ka raportuar për 100 ditëshin e qeverisjes së tij me komunën. Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një raport rreth 50 minutësh para pjesëtarëve të medieve, në fillim ka folur rreth çështjes së transparencës dhe hapjes së komunës ndaj qytetarëve. Ai në këtë rast ka përmendur vënien në funksion për qytetarët qendrën e thirrjeve pa pagesë “ Alo, komuna”, për adresimin e shqetësimeve të tyre.

Kryetari Haskuka, ka veçuar si më efikasen në qeverinë e tij drejtorinë e Inspektoratëve, e cila sipas tij ka qenë mjaft aktive në identifikimin dhe asgjësimin e produkteve me afat të skaduar, vënien e rregullit të çështjeve ndërtimore, dhe kallëzimet penale të ngritura ndaj dëmtuesve të objekteve të mbrojtura në Qendrën Historike të Prizrenit.

Një ndër shqetësimet më të mëdha të këtij 100 ditëshi, tha më tej kryetari Haskuka, ka qenë masa e përkohshme nga Gjykata për pezullimin e Planit Zhvillimor Komunal, dhe komuna e në radhë të parë qytetarët po privohen nga e drejta e tyre për t’u pajisur me leje për ndërtim.

Ndërsa, probleme të theksuara na kanë paraqitur rreth 3 700 padi të qytetarëve ndaj komunës, dhe tërheqja e konsiderueshme të mjeteve nga buxheti nga përmbaruesit privat.

Kryetari Haskuka, me një raport më të gjërë rreth qeverisjes së tij 100 ditëshe me Prizren, do të dal para qytetarëve përmes publikimit të tërësishëm të raportit në fillim të javës së ardhshme në të gjitha gjuhet zyrtare të cilat përdoren në Prizren.

Ndër gjërat që duhet përmendur rreth këtij raporti të kryetarit Haskuka, është fakti se komuna ende nuk ka mundur të hartojë një Plan të Punës së saj./TV Prizreni/

Më Shumë

Humb jetën një grua shtatzënë në Spitalin e Prizrenit

Të premten në Spitalin Rajonal të Prizrenit, më saktësisht në repartin e Gjinekologjisë ka ndërruar jetë një grua shtatzënë. Siç bëhet e ditur në raportin...

Pretendentët për titull me përballje të lehta

Albi Mall Superliga do të vazhdojë në fundjavë me xhiron e radhës (32), ku në program janë pesë ndeshje për t’u zhvilluar. Kampioni dhe lideri...

Lajmet e Fundit