16 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Prizren/ 30 ditë paraburgim shtetasit të Shqipërisë për vjedhje të rëndë

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditë, ndaj të pandehurit me iniciale S.Ç. nga fshati Borje, Komuna e Kukësit, Republika e Shqipërisë, tani me qëndrim të përkohshëm në fshatin Pllanjane, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vjedhja e rëndë, raporton PrizrenPress.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 18.09.2020, nga ora 17:00, dhe do të zgjasë deri më datën 18.10.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit nga se i pandehuri në ditën kritike 27.08.2020, në orët e mbrëmjes, në fshatin Pejçiç, Komuna e Prizrenit, saktësisht në shtëpinë e të dëmtuarit me iniciale S.M., i pandehuri ditën e incidentit, derisa ishte duke i kullotur bagëtinë në atë pjesë të fshatit, afrohet te shtëpia e pa banuar e të dëmtuarit, i cili ishte jashtë vendit dhe me mjet të përshtatshëm-gurë, e thyen xhamin e dritares së shtëpisë të katit të parë, pastaj përmes dritares hynë brenda dhe me forcë i hap dyert e dhomave dhe pas kontrollit, arrin të marrë: një televizor të markës ‘Industria’, një resever, një shporet elektrik, një frigorifer, një fshesë elektrike, një shole për WC ‘Industria’, një tush për banjo, një bojler, një komplet të pajisjeve të kuzhinës, lloje të ndryshme të pijeve alkoolike, një batanije, duke i larguar fillimisht e më pastaj të njëjtat ia shet një personi të panjohur, shtetas i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në njoftim./PrizrenPress.com

Më Shumë

Driton Selmanaj i LDK-së shpalos vizionin për zhvillimin e Prizrenit

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar sonte programin dhe vizionin e tij për zhvillimin e...

Suhareka dhe Oda e Arkitektëve nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim urban

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit me Odën e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK). Ky memorandum ka për qëllim...

Lajmet e Fundit