7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Prizren/ Aktakuzë ndaj tre personave për tregti me drogë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër N.O., U.S., dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, pa autorizim kanë ndërmjetësuar në transportimin e substancave apo preparateve të shpallura me Ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ose ofrimit për shitje.

Të dyshuarit me datë 24 tetor 2017 dhe 28 tetor 2017, në orët e paradites, duke përdorur dy taksi të ndryshme nga Gjakova, saktësisht nga lapidari i fshatit Dobrosh, kanë dërguar në kompaninë me inicialet “F.C.” në Prizren, dhe në kompaninë me inicialet “E.T.” në Ferizaj, gjithsej 22 dyer të drurit, ku në brendësinë e tyre kanë paketuar në total 130 kilogramë e 649.32 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë” me qëllim të eksportimit në shtetin e Zvicrës.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit N.O., U.S., dhe A.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër N.O., U.S., dhe A.S., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit, pa autorizim kanë ndërmjetësuar në transportimin e substancave apo preparateve të shpallura me Ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose substanca analoge, me qëllim të shpërndarjes dhe shitjes ose ofrimit për shitje.

Të dyshuarit me datë 24 tetor 2017 dhe 28 tetor 2017, në orët e paradites, duke përdorur dy taksi të ndryshme nga Gjakova, saktësisht nga lapidari i fshatit Dobrosh, kanë dërguar në kompaninë me inicialet “F.C.” në Prizren, dhe në kompaninë me inicialet “E.T.” në Ferizaj, gjithsej 22 dyer të drurit, ku në brendësinë e tyre kanë paketuar në total 130 kilogramë e 649.32 gram substancë narkotike të llojit “marihuanë” me qëllim të eksportimit në shtetin e Zvicrës.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit N.O., U.S., dhe A.S., kanë përmbushur elementet e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psiokotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprën penale e cila u vihet në barrë.

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Lajmet e Fundit