-1.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Prizren: Aktakuzë për katër të dyshuar për disa vepra penale, mes tyre edhe persona zyrtarë

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngrehur aktakuzë kundër të pandehurve: N.K., I.F., K.G., dhe të pandehurës A.K., për shkak të dyshimit të bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale: “Fajdeja” , “Detyrimi” “Dhënia e ryshfetit”, “Marrja e ryshfetit”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.K., prej marsit të vitit 2018 e deri në ditën e arrestimit, ka pranuar shuma të mëdha parash në këmbim të shërbimit për personin tjetër duke e ditur gjendjen e rëndë financiare të tij.

“Në atë mënyrë që fillimisht e ndihmon të dëmtuarin M.B., nga fshati Zhur- Komuna e Prizrenit, që nga ai t’i largojë kanosjet e fajdexhive dhe e ndihmon të njëjtin për të kontaktuar me zyrtarët policorë të krimeve ekonomike. Pasi që të njëjtit fajdexhi procedohen në procedurë penale, kërkon nga i dëmtuari shumën prej 6.000 eurove, si dhe kërkon që i dëmtuari të autorizojë në llogarinë e tij bankare, nga ku pas autorizimit muaj për muaj deri në ditën e arrestimit ka tërhequr mjete me ç’ rast e ka dëmtuar të dëmtuarin në shumë prej 63,888.40 euro. Me këto veprime, i pandehuri N.K., ka kryer veprën penale ‘Fajdeja’ sipas KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, i pandehuri N.K., duke përdorur forcën e ka kanosur viktimën se do e vrasë nëse nuk ia sjellë paratë “kur M.B., vullnetarisht nuk ia sillte paratë, shkonte tek i dëmtuari duke e kanosur se do ta vret, e merrte atë për krahu, e fuste në automjetin e tij dhe e dërgonte në ndonjë nga bankomatet e njërës prej bankave, nga ku e detyronte të dëmtuarin të tërheqë para dhe t’ia dorëzojë atij, duke shkaktuar dëm në vlerë prej 83,500.00 euro”.

Gjithashtu, i pandehuri N.K., i ka dhuruar dy vetura të pandehurit I.F. person zyrtar.

Ndërkaq, i pandehuri I.F., në cilësinë e personit zyrtar – hetues i Njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsion në Prizren, ka pranuar dhuratë për vete dhe personin tjetër duke u ngarkuar me veprën “Marrje e ryshfetit”.

Ndërsa, i pandehuri K.G., në pikëkalimin kufitar të Vërmicës, në cilësi të personit zyrtar – polic në pikën nuk i ka përmbushur detyrat zyrtare të tij dhe me dashje e ka shkelur duke i mundësuar drejtuesit të automjetit “Peugeot” me targa gjermane, kalimin e kufirit, edhe pse për të njëjtin kishte qenë në dijeni se nuk posedon dokumentacion valid.

Të pandehurit A.K., dhe N.K., nga data 29.08.2020, e deri 09.12.2020 në Prizren, në bashkëveprim, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, e kanë mashtruar të dëmtuarin M.B.

“Në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri N.K., merret vesh me të pandehurën A.K., që e njëjta të krijojë lidhje dashurie me të dëmtuarin M.B., dhe më pas e pandehura të kërkoj nga i njëjti t’i jep Autorizim të pandehurës A.K., që nga xhirollogaria e M.B., të transferojë mjete monetare si dhe të bëjë pagesa. E njëjta, ka transferuar dhe ka kryer pagesa në shumë totale prej 4,395.00 euro. Me këto veprime, në bashkëkryerje N.K. dhe A,K., kanë kryer veprën penale ‘Mashtrimi’”, thuhet tutje në njoftim.

Më Shumë

Selmanaj: Qytetarët e Prizrenit po i thonë PO ndryshimit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ka vazhduar fushatën zgjedhore në lagjen 'Kurillë' të këtij qyteti. “Lagjja 'Kurilla', ishte takimi ynë i sotëm me...

Arrestohet i kërkuari në Suharekë dërgohet në vuajtje të dënimit me tre vjet

Policia në Prizren ka arrestuar të kërkuarin me inicialet A.B., 29 vjeç, nga Suhareka, i cili ishte i dënuar për veprën penale “Lëndim i...

Lajmet e Fundit