Prizren, dy raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë raportuar dy  raste të dhunës në familje në Prizren. 

Prizren 08.10.2021 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prizren 08.10.2021-23:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti në gjendje të dehur  ka sulmuar verbalisht viktimën mashkull kosovar, babain e tij. I dyshuari me  vendim të prokurorit mbahet për 6 orë në stacion policor.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit