11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren: E pranojnë fajësinë, dënohen me gjobë tre të akuzuarit për vjedhje të rëndë

Dy ditë pasi ishin deklaruar të pafajshëm, tre të akuzuarit për vjedhje të rëndë në bashkëkryerjeBujar Kadriaj, Agron Kicaj dhe Flurim Mamaj, e pranojnë fajësinë dhe dënohen me gjobë nga Gjykata Themelore në Prizren.

Së bashku me ta i akuzuar është edhe Miftar Papaj, mirëpo i njëjti është në arrati, andaj dhe ndaj tij është veçuar procedura, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Edhe pse në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 18 gusht të akuzuarit nuk e kishin pranuar fajësinë për veprën që u vihet në barrë, në seancën e 20 gushtit, tre të akuzuarit u deklaruan fajtor.

Pasi aktakuza u konsiderua e lexuar, tre të akuzuarit deklaruan se e pranojnë fajësinë.

Pranimi i fajësisë nga ana e tyre nuk u kundërshtua nga prokurori Musli Gashi, i cili tha se është bërë në përputhje të plotë me dispozitat ligjore, prandaj dhe si i tillë u aprovua nga gjykatësja Vjollca Buzhala.

Kjo e fundit shpalli aktgjykimit, me të cilin tre të akuzuarit u shpallën fajtorë për të gjitha pikat e aktakuzës dhe u dënuan me nga 5 muaj burgim, si dhe nga 1,000 euro gjobë.

Po ashtu, të akuzuarit obligohen të paguajnë edhe nga 20 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe nga 30 euro në emër të kompensimit të viktimave.

Mirëpo, pas shpalljes së aktgjykimit, mbrojtësi i të akuzuarit Bujar Kadriaj, avokati Muhamet Shala, mbrojtësja e të akuzuarit Agron Kicaj, avokatja  Drenusha Berisha dhe i akuzuari Flurim Mamaj, i propozuan gjykatës që dënimi me burgim të shëndërrohet në dënim me gjobë.

Gjyqtarja Buzhala e aprovoi kërkesën e palëve të akuzuarua, ku të akuzuarve Agrin Kicaj dhe Bujar Kadriaj dënimi me burgim me kohëzgjatje nga 5 muaj do t’i zëvendësohet me dënim me gjobë prej nga 2,000 euro, kurse të akuzuarit Flurim Mamaj dënimi me burgim me kohëzgjatje 5 muaj do t’i zëvendësohet me dënim me gjobë prej 1,500 euro.

Të akuzuarit janë të obliguar që dënimin me gjobë ta paguajnë në afat prej 15 ditësh pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të kundërtën dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet në atë me burg, ku një ditë do të llogaritet 20 euro.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të përpiluar në dhjetor të vitit 2017, Bujar Kadriaj, Agron Kicaj, Flurim Mamaj dhe Miftar Papaj po akuzohen për vjedhje të rëndë.

Sipas dispozitivit të parë të aktakuzës, katër të akuzuarit, me 16 maj 2014, në kohë të pavërtetuar, në shtëpinë e të dëmtuarit Nahit Mazrek në Mamushë, në bashkëpunim dhe koordinim te veprimeve mes vete, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vetë apo personin tjetër, kishin depërtuar me forcë në hapësira të mbyllura të shtëpisë dhe duke përdorur mjete të forta si kaçavidë, e kanë hapur derën e hyrjes së shtëpisë dhe në katin e parë kanë marr një mikser elektrik (përzierës materiali), duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale të dëmtuarit.

Sipas dispozitivit të dytë, ndërmjet datës 10-11 maj 2014, në kohë të pavërtetuar, në shtëpinë e të dëmtuarit Amit Bytyqi në Mamushë, të akuzuarit në bashkëpunim dhe koordinim te veprimeve mes vete, me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vetë apo personin tjetër, kanë depërtuar me forcë në hapësira të mbyllura të shtëpisë, saktësisht në garazhe, prej nga kanë marrë moto kultivatorin dhe janë larguar në drejtim të panjohur, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Tutje, sipas dispozitivit të tretë të aktakuzës, më 11 maj 2014, në kohë të pavërtetuar, në Mamushë, të akuzuarit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vetë apo personin tjetër, në bashkëpunim dhe koordinim te veprimeve mes vete kishin depërtuar më forcë në hapësira të mbyllura të shtëpisë, prej nga kanë marrë moto kultivatorin, vlera e të cilit është rreth 2 mijë euro, si dhe frezat në vlerë 700 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Kurse sipas dispozitivit të katërt të aktakuzës, më 2 maj 2014, në kohë të pavërtetuar, në Mamushë, të akuzuarit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vetë apo personin tjetër, ditën kritike, në shtëpinë e të dëmtuarit Nahit Mazrek, shtëpia e të cilit ishte pa meremetim, në bashkëpunim dhe koordinim te veprimeve mes vete kishin depërtuar me forcë në hapësira të mbyllura të shtëpisë, prej nga kanë marrë dy mikserë të fasadës, vlera e të cilëve është rreth 400 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur, me ç’rast të dëmtuarit i shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale.

Me këto veprime, sipas aktit akuzues katër të pandehurit kanë kryer veprat penale të vjedhjes së rëndë në bashkëkryerje. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Pse u varros trupi i Esat Pashë Toptanit në varrezat serbe në Paris! Studiuesi zbulon të vërtetën!

 Studiuesi Sokol  Kika flet për mitin që thotë se trupin e Esat Pashë Toptanit e morën serbët dhe e varrosën në varrezat e tyre...

Lajmet e Fundit