Prizren: I mituri godet me motoçikletë fëmijën 10-vjeçar

Një i mitur mbrëmë ka goditur me motoçikletë një fëmijë 10 vjeç në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente.

I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda, frakturë në krahun e majtë, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjell Klan Kosova.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 30.06.2020-19:40.  I dyshuari mashkull  kosovar (i mitur) derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet nga pakujdesia, ka goditur viktimën mashkull fëmijë (10-vjeç) i cili ishte duke shtyrë biçikletën në vend-kalim për këmbësor. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente. I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë). Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Më Shumë

Vazhdojnë dëgjimet publike në fshatrat e Suharekës për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të fshatrave të ndryshme në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit...

Destan Gashi shpallet “Artisti i Vitit 2026” në Rahovec

Artisti Destan Gashi është vlerësuar me çmimin “Artisti i Vitit 2026”, në një aktivitet të organizuar në Zoçishtë, ku u hap edhe ekspozita e...

Lajmet e Fundit