11.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Së paku 10 të vdekur në protestat rreth vrasjes së një këngëtari në Etiopi

Të paktën dhjetë persona kanë vdekur dhe më shumë se 80 të tjerë janë lënduar në protestat dhe shpërthimet që u nxitën nga vrasja e një këngëtari të popullarizuar në Etiopi.

Këto kryengritje e kanë vënë në pah rritjen e përçarjeve në bastionin e kryeministrit Abiy Ahmed pasi aktivistët e fuqishëm që dikur ishin aleatë të tij tashmë po ia sfidojnë qeverinë, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Abiy e quajti vrasjen e këngëtarit Haacaaluu Hundeessaa një akt të ligë gjatë një fjalimi të transmetuar në televizion të martën në mbrëmje.

“Ky është një akt i kryer dhe i inspiruar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm me qëllim për ta destabilizuar paqen tonë dhe për të na ndaluar nga arritja e gjërave që i kemi filluar”, tha ai.

Haacaaluu u qëllua për vdekje rreth orës 9 e 30 minuta të mbrëmjes së të hënës. Policia i ka arrestuar disa persona të dyshuar dhe ka thënë se vrasja dukej e planifikuar mirë.

Kryeqyteti Addis Ababa u përfshi nga trazirat të nesërmen në mëngjes. Komisioneri i policisë tha se në këtë qytet kanë ndodhur tri shpërthime, ku janë vrarë edhe disa nga personat që i kanë montuar bombat.

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Lajmet e Fundit