Prizren, këshilla psikologjike online rreth stresit të pandemisë COVID-19

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka marrë iniciativë për krijimin e linjës për këshillim psikologjik lidhur me stresin dhe ankthin gjatë këtyre ditëve të pandemisë COVID-19.

“Qytetarët do të mund të marrin këshillime psikologjike online duke telefonuar në Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 19 200 apo duke shkruar në WhatsApp dhe Viber në numrin +383 45 119 200, me ç’rast më pas do të drejtohen tek psikologët profesionalë”, thuhet në njoftimin e Komunës, transmeton PrizrenPress.

Sipas njoftimit, për ofrimin e këtij shërbimi janë në dispozicion 6 psikologë, të cilët janë të angazhuar vullnetarisht.

“Ndërkohë, nëpërmjet Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren është duke u ofruar mbështetja psikologjike online përmes webfaqes https://ifightdepression.com/sq/ ku qytetarët mund të gjejnë informacione të dobishme për depresionin dhe trajtimin e tij.

Gjithashtu ata që mendojnë se janë duke kaluar gjendje depresioni të lehtë ose të mesëm dhe kanë nevojë për psikoterapi nga interneti mund të drejtohen në faqen UNË luftoj depresionin, duke dërguar mesazhe private në inbox për këshillime”, thuhet në njoftim. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vazhdojnë punimet restauruese në Kullën e Hajrullah Çantës në Rahovec

Ministrja në detyrë e Kulturës dhe Turizmit Saranda Bogujevci, ka njoftuar se po vazhdojnë me dinamikë punimet restauruese në shtëpinë-kullë të Hajrullah Çantës në...

Kërkohet paraburgim për dy djemtë dhe nënën e tyre lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së 27-vjeçarit...

Lajmet e Fundit