11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Prizren/ Këtë muaj pritet nënshkrimi i Kalendarit Kulturor ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, ka pritur në takim ministren e Kulturës të Shqipërisë, Elva Margariti, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit i cili ishte i mbyllur për medie, ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti, tha se ky është vazhdim i një pune më herët mes Kosovës dhe Shqipërisë për Kalendarin ndërsa theksoi se mbështetja për artistët do të jetë e vazhdueshme.

“Ky është vetëm një vazhdim i një punë nga më parë. Gjithmonë ka pasur mbështetje të dyja vendeve. Jam entuziaste qe të marrim hapa të rinj që qojnë përpara siç është ajo e Kalendarit dhe të krijojmë akoma edhe me vendet e tjera”.

“Do të ishte më mirë të konkretizojmë që t’i japim shpresë dhe konkretizim artistëve, është detyrë e jona që të jemi afër artistëve tanë. Ministria e Kulturës në Prizren është një gjë e mirë që ka ndodhur”, tha ajo.

Ministri i  MKRS-së, Kujtim Gashi, bëri të ditur se gjatë këtij takimi është biseduar për një Kalendar i cili do të nënshkruhet këtë muaj në Tiranë.

“Bashkëbiseduam për tema të rëndësishme në fushën e kulturës, me theks të veçantë nënshkrimin e Kalendarit të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë për vitin 2019-të”.

“Dhe ashtu sipas dakordimeve do të nënshkruhet gjatë këtij muaji në Tiranë do të jetë kalendarë dinamikë. Ky bashkëpunim do të jetë shumë i fuqishëm dhe i përkushtuar”.

“Ajo që është po ashtu me rëndësi kemi një Kalendarë të përbashkët mes Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë duke pas parasysh se edhe në Maqedoni është në krye një shqiptarë”, ka thënë Gashi.

“…Po ashtu kemi diskutuar për një fond të përbashkët të vitit 2020 që të kenë fonde të mjaftueshme dhe ky fond të jetë në dispozicion për artistët”.

Më Shumë

Dragash: Një grua dërgohet pa shenja jete në QKMF

Një rast i rëndë ka ndodhur në Dragash gjatë së mërkurës. Rreth orës 15:55, në fshatin Brezna, një grua u dërgua pa shenja jete në...

Zhduket policja nga Rahoveci

Një zyrtare policore nga Rahoveci, është larguar nga shtëpia e saj të dielën. Të marten, ajo u raportuar e zhdukur nga familjarët. Rasti u konfirmua për...

Lajmet e Fundit