Prizren: Mungon i akuzuari dhe mbrojtësi i tij, dështon gjykimi për dhunë në familje

Mungesa e të akuzuarit S. G. dhe mbrojtësit të tij, avokatit Sylë Hoxha, ka bërë që të dështoi gjykimi i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore në Prizren, veprën penale dhunë në familje Kryeziut, i akuzuar për veprën penale lëndim i lehtë trupor.

Lidhur me mungesën e tyre gjykatësja Shpresa Emra , ka thënë se mbrojtësi i të akuzuarit G., avokat Sylë Hoxha, me 17 mars 2021, me parashtresë ka njoftuar gjykatën se nuk mundë të prezantoi në seancën e sotme pasi që i njëjti është i angazhuar me një rast tjetër në Viti, ndërsa i akuzuari G., është ftuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mosardhjen nuk e kanë arsyetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja  Emra, ka konstatuar se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e seancës, andaj ka marr vendim që gjykimi të ndërpritet, ndërsa seanca e radhës e ka caktuar me 14 prill 2021 në ora 13:30

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prizren të ngritur më 10 dhjetor 2019, S. G., akuzohet se nga data e pa vërtetuar e deri me 12 nëntor 2019, në fshatin Dobrusht të Prizrenit pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, kryen dhunë ose keqtrajtim psikologjik ndaj viktimës së ndjeshme për shkak të moshës së vjetër- të dëmtuarës N. G.

Sipas aktakuzës një veprim i tillë është bërë me qëllim të cenimit të dinjitetit të personit tjetër brenda marrëdhënies familjare, meqë të dëmtuarën e ka bashkëshorte të dajës, në atë mënyrë në vazhdimësi e keqtrajton të dëmtuarën duke penguar në jetën e sajë të lirë në shtëpinë e tyre të përbashkët ku e dëmtuara jeton në dy dhoma korridor dhe banjo të shtëpisë së përbashkët familjare ku në çdo moment i pandehuri dhe e dëmtuara shihen ndërsa i pandehuri e fyen në mënyra të ndryshme.

Tutje në aktakuzë thuhet se i pandehuri vazhdimisht fyen të dëmtuarën me fjalët “ta q…. magaricën e nënës, k*rvë, r*spi, me*kë, mër*inë e ke mbush vendin me erë, kqyr qysh të ka pa të ka lënë, të ka fikë, që ke mbet e nënës r*spi, hup prej këtuhit, liroma vendin, o hajnin e nënës, hajdutin e nënës, mike vjedh lugët”, në pas i vërsulet ta godas, e dëmtuara nuk lëviz nga vendi, i pandehuri me këtë rast nuk e godet fizikisht por e pështynë në fytyrë, me të  cilat veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh.

Me këto veprime i akuzuari ka kryer veprën penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 dhe 2 të KPRK-së./BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit