10.3 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren / Një muaj paraburgim pasi rrahu gruan e tij

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të pandehurit me iniciale I.B. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, ‘sulm’ nga neni 187 par.1 të KPRK-së.

“Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 14.04.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 42.05.2019. Me datën 14.04.2019, rreth orës 07:00, në Prizren në banesën e tyre, i dyshuari për shkak të mosmarrëveshjeve familjare me bashkëshorten e tij, tani të dëmtuarën me iniciale M.S., pasi që fillimisht fjalosen lidhur me bisedën e të dyshuarit në telefon, dyshohet se e ka goditur të dëmtuarën në pjesë të ndryshme te trupit, pasi që e njëjta kishte vendosur që të largohet nga banesa e përbashkët e tyre”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Digjet kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”, pramje dramatike

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”. Lexues të Klan Kosova kanë dërguar pamje drejt redaksisë, ku shihet një kamion i përfshirë...

Policia e kap hajnin e veturave dhe marketeve në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një të dyshuari në Prizren për së paku pesë vjedhje. Lajmin e ka bërë të ditur për...

Lajmet e Fundit