-1.2 C
Prizren
E mërkurë, 15 Janar, 2025

Prizren: Paraburgim për të dyshuarit për fajde

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndaj të pandehurve me iniciale I.M. dhe M.M. që të dy nga fshati Krushë e Vogël, Komuna e Prizrenit

Dyshohet se secili veç e veç kanë kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 para.3. të KPRK-së. Masa e paraburgimit do të iu llogaritet prej datës së arrestimit,16.12.2019 dhe do të zgjasë deri më datën 15.01.2020.

“Ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit, nga neni 187 par.1 nën par 1.1 dhe 1.2., pika 1.2.3 të KPP-së, sepse duke pasur parasysh peshën e veprës penale të natyrës së rëndë, mënyra se si dyshohet se është kryer kjo vepër ku secili i pandehur veç e veç për qëllime të përfitimit të dobisë pasurore pranojnë apo kontraktojnë shuma jo proporcionale të përfitimit të pasurisë në dëm të dëmtuarit me iniciale B.Q”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Sipas rrethanave të këtij rasti në këtë çështje janë përfshirë dy të pandehur të cilat janë në raporte familjare në mes vete (vëllezër) prandaj sipas këtyre rrethanave ekziston rreziku se të pandehurit mund ta pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke tentuar që të ndikojnë tek njëri tjetri për të harmonizuar mbrojtjen e tyre pranë organeve të ndjekjes penale si dhe tek i dëmtuari – dëshmitari me iniciale B.Q., pasi që të pandehurit dhe i dëmtuari do të dëgjohen përsëri në fazat e mëtejme të hetimeve.

Më Shumë

Liria dhe Suhareka, miqësore nesër në Prizren

FC Suhareka ka vazhduar me stërvitjet e rregullta në vitin e ri kalendarik 2025 për fazën e parë përgatitore ku po mbizotëron një atmosferë...

NISMA në Prizren: Jemi të përgatitur për zgjedhjet e 9 shkurtit

Shefi i Shtabit Zgjedhor i Nismës Socialdemokrate në Prizren, Edin Shehu, ka deklaruar se ky subjekt politik është maksimalisht i përgatitur për fushatën e...

Lajmet e Fundit