10.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Prizren: Paraburgoset babai që plagosi djalin për nuse

Departamenti për Krimeve të Rënda i Gjykatës Themelore të Prizrenit ka vendosur një muaj paraburgim ndaj të pandehurit A. Gashi nga fshati Hoçë e Qytetit të Prizrenit.

Ai dyshohet se ka kryer veprat penale “vrasje në tentativë” dhe mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së ndalimit, data 27.08.2015 në ora 13:10 minuta dhe do të zgjasë deri me datën 26.09.2015”, thotë zëdhënësja e gjykatës, Afërdita Kicaj.

“I pandehuri dyshohet për shkelje të Kodit Penal , se me datën 27.08.2015, rreth orës 12:15 minuta, në fshatin Hoçë e Qytetit, Komuna e Prizrenit, me dashje dhe paramendim, tenton ta privoj nga jeta djalin e tij E. Gashi, në atë mënyrë që si pasoj e një mosmarrëveshje dhe konflikti verbal në mes vete lidhur me raportet familjare i pandehuri acarohet dhe në një moment, me forcë hap derën e dhomës së të dëmtuarit dhe shkrep një here me armën e zjarrit – pistoletën e tipit ”TT”, në drejtim të tij e që si pasoj e godet në pjesën e përparme të trupit në gjoks duke i shkaktuar plagë me pasoja të rënda dhe rrezikim të jetës”, thotë Kicaj. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

LDK-ja u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se ka qenë kryeministri Albin Kurti ai që ka ofruar të shpërndahet Kuvendi,...

Sonte, spektakël i basketbollit pritet në Therandë

Beteja mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës do të vazhdojë sonte mbrëma për kualifikim në finale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë. Therandasit po fitojnë 2:1...

Lajmet e Fundit