29.4 C
Prizren
E mërkurë, 18 Qershor, 2025

Prizren: Përurohet shkolla për fëmijë me dëgjim të dobësuar

Nxënësit me dëgjim të dobësuar në Prizren do të kenë kushte më të mira prej të mërkurës. Shkolla e tyre është rinovuar me investime private të drejtoreshës së “Spar Kosova”, Jeta Rukiqi.

Pas këtij investimi në rinovim të ambienteve të shkollës, ajo pritet të investojë edhe në aparate dëgjimi për rreth 30 nxënës.

Ceremonia e hapjes së shkollës së rinovuar, është bërë të mërkurën në Prizren.

Jeta Rukiqi, është shprehur e lumtur me investimin dhe kushtet e krijuara për këta nxënës. Ajo, ka premtuar investime tjera për ta.

“Përderisa po e mendoja se si do të mund të gjeja fjalët e duhura në hyrje të fjalës sime sot, me erdhën në mendje fjalët e humanistes sonë të shenjtë, Nenës Terezë, e cila thoshte: ‘Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, por vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe’”, ka thënë ajo.

“Unë e kam parë dhe e di mirë se kjo shkollë ka nevojë për shumë më shumë se sa kam dhënë nga kursimet e mia, ama e di edhe se shumë prej nesh që punojmë dhe të tjerë që nuk janë këtu, e kanë mundësinë për të ndarë nga pak prej pasurisë se tyre duke bërë mjaftueshëm për këtë vend”, ka vazhduar ajo.

Kjo shkollë, është e vetmja në Kosovë në të cilën vijojnë shkollimin nxënës me dëgjim dhe të folur me pengesa./Gazeta Express/

Më Shumë

Kryetari i Dragashit raporton për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka prezantuar të premten raportin e punës së ekzekutivit lokal për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025,...

Kanosi tre policë, prizrenasi gjatë aktit rrëzohet dhe bëhet për spital

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë. Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët...

Lajmet e Fundit