Prizren, qytetari denoncon vjedhjen e pjesëve për kamion

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka filluar të hetojë një rast të një vjedhje që ka ndodhur në Prizren.

Sipas raportit 24-orësh, qytetari ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur pjesë të ndryshme për kamion.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur më 7 qershor 2023, rreth orës 16:00, në Shpenadi të Prizrenit.

Tutje është treguar se lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.

Më Shumë

Goditet nga vetura një person në Prizren, dërgohet me lëndime të rënda në QKUK

Një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një automjet pasditen e djeshme në Prizren. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit