7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

Prizren: Shkon për të kërkuar borxhin, kërcënohet me armë

Një person është kërcënuar me armë nga borxhliu. Policia e Kosovës njofton se ngjarja ka ndodhur në Prizren.

“Një person ka informuar se kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit për t’i kërkuar një shumë të parave që i kishte borxh, mirëpo i dyshuari e kishte kërcënuar me armë zjarri”, njofton Policia e Kosovës.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike AK/47 me 29 fishekë të kalibrit 7.62mm dhe një pushkë ajrore”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Delirium

Nga Mimoza Ahmeti I thyer, i errët, i vrertë, qëndroj, dritëlëshoj, mjaltë rrjedh nga vrujet e mia. I thyer në pikën më të dobët, të të mbeturit vetëm, që askujt s’i sjell...

Delegacioni i ZKA-së në Prizren, theksohet bashkëpunimi institucional

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA), të udhëhequr nga Auditorja e Përgjithshme,...

Lajmet e Fundit