14.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Prizren, tenderi për transportin e mësimdhënësve dhe të të punësuarve në administratë sërish në rivlerësim

Aktiviteti i prokurimit për transportin e mësimdhënësve dhe të të punësuarve në administratën lokale të Prizrenit sërish është kthyer në rivlerësim bazuar në njoftimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Një veprim i tillë është rekomanduar nga eksperti shqyrtues i prokurimit, me të cilin mendim janë pajtuar Komuna e Prizrenit dhe operatori ankues. Zyrtarët e Komunës së Prizrenit kanë konfirmuar një gjë të tillë, duke theksuar se tashmë është bërë rivlerësimi për këtë tender dhe se janë në pritje të skadimit të afatit të paraparë për ankesat e operatorëve.

Këta janë super filmat që mund t’i shikoni këtë fundjavë në Cineplexx

Sipas njoftimit të OSHP-së, operatori ekonomik “Halimaj Reisen”, si palë e pakënaqur, me datë 13 janar 2020 ka parashtruar ankesë në ‘Gjykatën e tenderëve’ për aktivitetin e prokurimit: “Transporti i mësimdhënësve udhëtarë dhe të punësuarve në administratën komunale të Prizrenit”, me pretendimin se autoriteti kontraktues ka shkelur Ligjin për Prokurimin Publik, raporton “Koha Ditore”.

Pas pranimit të ankesës, ky organ ka autorizuar ekspertin shqyrtues të prokurimit për të analizuar pretendimet e operatorit ankues.

“Eksperti shqyrtues me datën 27 janar 2020 ka dorëzuar raportin e ekspertizës dhe ka konstatuar që ankesa e operatorit ankues është pjesërisht e bazuar dhe njëkohësisht ka konstatuar se duhet të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës dhe lënda të kthehet në rivlerësim”, shkruan në njoftimin e OSHP-së, të publikuar javën që shkoi. Aty theksohet se Komuna e Prizrenit është pajtuar me mendimin e ekspertit shqyrtues, njëjtë sikurse edhe operatori ekonomik ankues. Si rrjedhojë, paneli shqyrtues ka njoftuar palët se procedura e ankesës përfundon në këtë fazë. Njëkohësisht ka njoftuar Komunën e Prizrenit se duhet të anulojë njoftimin për dhënie të kontratës dhe lëndën e njëjtë ta kthejë në rivlerësim, në përputhje me mendimin e dhënë në raportin e ekspertizës.

Udhëheqësi i Zyrës së Prokurimit në Komunën e Prizrenit, Isa Osmankaj, ka konfirmuar vendimmarrjen e OSHP-së.

“Komuna e Prizrenit si autoritet kontraktues ka bërë rivlerësimin në bazë të njoftimit të OSHP-së. Tani jemi në pritje të skadimit të afatit të ankesave për operatorët ekonomikë për të nënshkruar kontratën”, ka thënë Osmankaj.

Në fund të muajit nëntor gazeta ka raportuar se si Komuna e Prizrenit kishte nënshkruar një kontratë 3-mujore për transportin e mësimdhënësve dhe punonjësve të administratës, pas zvarritjes së prokurimit bazë për transportin e tyre. Në atë kohë, OSHP-ja ka njoftuar se aktiviteti bazë i prokurimit duhet të kthehet në rivlerësim. Organet komunale të Prizrenit qenë pajtuar me gjë të tillë, por në të njëjtën patën pohuar për gazetën se kanë marrë masa adekuate në përputhje me ligjin që mësimdhënësit të mos mbesin pa transport.

“Për ta evituar boshllëkun e kemi nënshkruar një kontratë burimore për transportin e mësimdhënësve që mund të zgjasë maksimum 3 muaj, brenda së cilës kohë planifikohet përmbyllja e prokurimit bazë për këtë shërbim. Kontrata 30-mujore është vetëm një zgjidhje e përkohshme për mos i lënë mësimdhënësit pa transport, derisa të përfundohet procedura e prokurimit për kontratën bazë për transportin e mësimdhënësve dhe punëtorëve të administratës komunale, që për momentin është në rivlerësim”, pati thënë Osmankaj.

Çështja e ofrimit të transportit për mësimdhënësit ishte adresuar edhe nga këshilltarët opozitarë të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, të cilët patën kërkuar veprime nga Ekzekutivi që të sigurohet vazhdimësia e këtij shërbimi. Në njërën nga seancat e KK-së, kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka ka theksuar se transporti i mësimdhënësve realizohet përmes kategorisë buxhetore për mallra dhe shërbime.

“Më e mira kishte me qenë që transporti me u pagua së bashku me pagën, por kjo s’po na lejohet… Po duhemi nëpërmjet ‘mallrave e shërbimeve’, përmes tenderit, i cili po na merr shumë kohë për shkak të ankesave”, pati thënë Haskuka./Koha Ditore/

https://www.koha.net/kosove/208049/prizren-tenderi-per-transportin-e-mesimdhenesve-dhe-te-te-punesuarve-ne-administrate-serish-ne-rivleresim/

Më Shumë

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona. Rasti kishte...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit