11.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Prizrenasi arrestohet për armëmbajtje pa leje

Policia në Rajonin e Prizrenit ka arrestuar një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se i dyshuari A.Z dyshohet se në fshatin Korishë të Prizrenit ka kryer veprën penale “lëndim trupor”.

“Personi i dyshuar tashmë i arrestuar dyshohet të jetë përfshirë në një rast dhunës në familje, ku njësitë patrulluese iu kanë përgjigjur rastit, ku viktimën dhe të dyshuarin i kanë shoqëruar në stacionin policor. Viktimës i është dhënë ndihma mjekësore dhe sipas mjekut ajo kishte lëndime të lehta trupore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia ka njoftuar se viktima gjatë deklaratës deklaruar se është kanosur edhe më parë, ku i dyshuari e ka kanosur edhe me armë.

Policia ka sqaruar se me urdhër të gjykatës është bërë bastisja e shtëpisë, ku është gjetur dhe ka konfiskuar një armë, gjashtë fishekë dhe dy karikatorë.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Më Shumë

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Hajnat hyjnë në një shtëpi në Rahovec, marrin para dhe stoli ari

Një rast i vjedhjes së rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Patoqan të Ulët të Rahovecit. Sipas policisë në cak të hajnave kanë qenë stolitë...

Lajmet e Fundit