Prizrenasi merr kubëzat e falura nga një kompani, por arrestohet nga policia (VIDEO)

Asfalti do të shtrohet në gjithë rrugën “Sheh Emini” në Prizren.

Por, kubëzat e vjetra që u hoqën nga një pjesë e saj, dhe u lanë në trotuar nga punëkryesi,  u morën nga një qytetar, dhe si pasojë ai përfundoi në pranga.

Bëhet fjalë për 70 metra katrorë kubëza, të cilat po ngarkoheshin në traktor, rreth orës 23:00 të së hënës, njofton Klan Kosova.

Në fakt,  kjo po bëhej me miratimin e kompanisë punëkryese, “Drini”.  Një drejtues i kësaj të fundit, i tha Klani Kosovës me telefon se ato kubëza kanë qenë të dëmtuara dhe në bazë të marrëveshjes me komunën do të dërgoheshin në deponi për t’u hedhur.

I vetmi gabim, sipas tij është se nevojtari  që i kërkoi kubëzat , erdhi t’i marrë ato gjatë orëve të vona të natës , duke nxitur dyshime te qytetarët.

Kronikë nga Rejhane Selimi.

 

Më Shumë

Jurgen Uldedaj e mbron titullin e kampionit të botës, e rrah britanikun Nnmadi

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj e ka mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO duke e rrahur britanikun Austine Nnmadi. Edhe pse prisnim një fitore më...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1881 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit