14.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Prizreni me inspektim të befasishëm, kap kompanitë e pastrimit që nuk respektonin orarin

Dy kompani të kontraktuara për fshirjen dhe larjen e rrugëve nuk kishin respektuar orarin e punës në natën e mbrëmshme.

Me urdhër të Drejtorit të Shërbimeve Publike, mbrëmë nga ora 21:00 zyrtarët komunalëtë Prizrenit kanë dalur në terren për të inspektuar punën e tri kompanive të cilat merren me larjen dhe fshirjen e rrugëve.

Gjatë këtij inspektimi, është vërejtur se vetëm njëra prej tyre ka qenë në detyrë sipas orarit, derisa dy kompanitë e tjera nuk e kanë respektuar orarin që e kanë.

Sipas njoftimit të komunës për këto raste, u është tërhequr vërejtja këtyre kompanive për mosrespektim të orarit dhe tani e tutje mbikëqyrja do të jetë akoma më strikte.

Kohë më parë, në faqen e Komunës ishte publikuar orari i pastrimit të rrugëve me qëllim të mbikëqyrjes së këtyre kompanive edhe nga ana e qytetarët, të cilët mund të njoftojnë parregullsitë nëpërmjet Qendrës së Thirrjeve 0800 19 200.

Më Shumë

Kanosi dhe fyu policët, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Në...

Burri në Dragash ushtron dhunë ndaj bashkëshortes – policia e arreston

Policia e Kosovës përmes njoftimit ka bërë të ditur se ka arrestuar një burrë në Dragash, për shkak se dyshohet se ka ushtruar dhunë...

Lajmet e Fundit